Prishtinë, 28 mars 2019

Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës z. Ahmet Sadriu, priti sot në takim drejtorin gjeneral të medresesë Kartal Anadolu Imam Hatip Lisesi, z. Mithat Tekçam. Sekretari Sadriu e falënderoi mysafirin për vizitën, e më pas e njohu edhe me punët dhe zhvillimet e Bashkësisë Islame. Ai gjithashtu e falënderoi mysafirin edhe për bashkëpunimin e mirë që kanë Medreseja e Kosovës me medresetë në Turqi.

Drejtori i medresesë “Kartal Anadolu” z. Tekçam, e falënderoi sekretarin Sadriu për pritjen, si dhe premtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet medreseve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Që të dyja palët ranë dakord, që këtë vit, “Java e Shkencës” të mbahet në medresenë e mesme “Aladuin”, dega në Prizren, me datë 22 prill 2019.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas

Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…