Urimi për festën e Pashkëve

Prishtinë, 11 prill 2009

Zotni Dodë Gjergjit

Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës

Prizren

I nderuari zotni Ipeshkëv!
Me rastin e festës së Pashkëve, kam kënaqësinë që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal, Juve, bashkëpunëtorëve Tuaj dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik t’ju urojmë për këtë festë me dëshirë për mirëqenien dhe lumturinë tuaj.

Zotni Ipeshkv! Këtë vit, festojmë me arritje të mëdha si në rrafshin shtetëror ashtu edhe në atë kombëtar, të bindur se në të ardhmen do bëjmë edhe më shumë në sendërtimin e vlerave hyjnore, humane e njerëzore, vlera këto për të cilat ne dy  bashkësitë angazhohemi që ti kultivojmë me përkushtim e pietet të lartë.
Duke Ju uruar edhe një herë këtë festë të rëndësishme, pranoni përshëndetjet tona të ngrohta.
Me këtë rast për mes jush dëshirojë t’i urojë edhe të gjithë përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, civile dhe ushtarake që janë me mision në Kosovë duke iu dëshiruar shëndet dhe mbarësi.

Me respekt,
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava

Shfaq më shumë në Fjalime

Shfleto

Fjala e Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava në Akademinë përkujtimore kushtuar Haxhi Mustafë ef. Dervishollit

E nderuara familja Dervisholli Të nderuar drejtues të institucioneve të BI të Kosovës Të n…