Prishtinë, 26 tetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava sot priti në takim trajnuesin-përfaqësuesin e organizatës “Ringjallja e Trashëgimisë Islame” nga Kuvajti, z. Ahmet Hafidh. Myftiu Tërnava falënderoi mysafirin për kontributin e dhënë, e përmes tij shprehu edhe falënderimet e veçanta për qeverinë dhe popullin e Kuvajtit për ndihmën dhënë Kosovës.

Ahmet Hafidh falënderoi myftiun për pritjen dhe tha se ky trajnim është tejet me rëndësi për brezat e rinj, pasi që është një sistem i ri mësimor i përshtatshëm për leximin e gjuhës arabe dhe të texhvidit.

Ahmet Hafidh mbajti trajnim me imamë rreth librit “Lexo dhe Avanco” në rajonet e ndryshme të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…