13 nëntor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim një deklegacion nga Bejtu-Zzeka, të kryesuar nga Muhamed Fexhi Muragibi dhe Hejat Abdulaziz Suud el Mindi. Myftiu Tërnava së pari u shprehu mirëseardhje mysafirëve, pastaj i njohu me aktivitetin dhe organizimin e jetës fetare që bën Kryesia e BIRK-ut në vend. Myftiu Tërnava po ashtu falënderoi qeverinë dhe popullin e Kuvajtit që kanë kontribuar shumë për përmirësimin e infrastrukturës së BIRK-ut dhe theksoi se Kuvajti vazhdimisht ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për shtetin e Kosovës gjatë luftës, por edhe pas përfundimit të saj dhe për këtë populli i Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojë këtë mirësi nga ta.

Nga ana e tij, Muhamed Fexhi Muragib, u shpreh se është shumë i gëzuar që po viziton Kosovën dhe theksoi se populli i Kosovës është një popull shumë i dashur dhe Kuvajti ka kuptuar nevojat që ka populli i Kosovës dhe është munduar që sado pak të ofrojë ndihmë vëllazërore dhe se do të angazhohet edhe më për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ata ndërkombëtarë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit

Prishtinë, më 18 mars 2024 Me ftesë të emirit të Katarit, shejh Temim bin Hamad al Thani, …