Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestim kushtuar lindjes së Muhamedit a.s. 13 nëntor 2019 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për nder të muajit të lindjes së Pejgamberit, Muhamedit a.s., sot mban manifestim kushtuar kësaj date historike. Fjalën përshëndetëse dhe ligjëratë të shkurtër mbi personalitetin e ndritur të Muhamedit a.s. do të mbajë kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, kurse z. Sabri Akpolat, anëtar i Këshillit të Lartë për Çështje Fetare në Dijanet nga Turqia, do të mbajë ligjëratë mbi personalitetin dhe jetën e Muhamedit a.s. Më pas Selim ef. Buzolli do të këndojë pjesë nga “Mevludi” .