13 nëntor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim z. Sabri Akpolat, anëtar i Këshillit të Lartë për Çështje Fetare në Dijanetin e Turqisë, i cili po shoqërohej nga z.Nevzat Sabri Akın, këshilltar për çështje fetare në ambasadën turke. Me këtë rast, Myftiu Tërnava u shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe i njohu me aktivitetin dhe organizimin e jetës fetare që bën Kryesia e BIRK-ut në vend. Myftiu Tërnava po ashtu u ndal tek toleranca fetare që kanë komunitetet fetare në Kosovë duek veçuar kontributin e veçantë të BIRK-ut që po jep që në Kosovë që të ketë një ambinet të qetë, ku të gjitha komunitetet fetare të jetojnë në paqe, harmoni, bashkëjetesë dhe me respekt të ndërsjellë. Për këtë, Kosova e ka dëshmuar veten edhe në të kaluarën. Myftiu po ashtu falënderoi popullin dhe qeverinë turke e në veçanti DIJANET-in që po përkrah dhe po mbështet Kosovën në shumë projekte që janë në të mirë të popullit të Kosovës, në veçanti për restaurimin e objekteve fetare-kulturore.

Nga ana e tij, z. Sabri Akpolat-i, anëtar i Këshillit të Lartë për Çështje Fetare në Dijanetin e Turqisë, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe çmoi kontributin e Kryesisë së BIRK-ut dhe në veçanti të Myftiut Tërnava, që janë duke dhënë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, por edhe në kultivimin e mirëkuptimit dhe të tolerancës fetare, për të cilat dallohet shoqëria shqiptare.

Ai po ashtu premtoi se ndihma e DIJANET-it nuk do të mungojë në bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta që kanë dy bashkësitë fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti mori pjesë në organizimin për nder të Mevludit në Bujanoc

Prishtinë, më 15 shtator 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, …