Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 12 prill 2014, të kryesuar nga myftiu Naim Tërnava,  pas shqyrtimit, miratoi statutin e “Kosova Halal Institute”, i cili do të merret me inspektimin,  certifikimin e produkteve ushqimore në ndërmarrjet prodhuese dhe ato shërbyese në Kosovë.

Kryesia  në këtë mbledhje miratoi edhe statutin e Institutit për Trashëgimi Kulturore Islame – planifikim dhe ndërtim.
Kryesia e BIK, shqyrtoi edhe  elaboratet e drejtorive  dhe propozimprojektet e komisionit për tubimin, therjen dhe shpërndarjen e  Kurabëve, si dhe të atij për shtimin e të hyrave në BIK.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…