Prishtinë, 23 tetor 2012

 

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka mbajtur sot mbledhje me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame më të cilët ka bashkëbiseduar për punët, projektet dhe prioritet e Këshillave të BIK dhe të Bashkësisë Islame në tërësi.
Është kjo mbledhja e parë e Myftiut me kryetarët e Këshillave pas konstituimit të Këshillave të Bashkësisë Islame të dala nga zgjedhjet e fundit në nivel lokal.

 

 

{jathumbnail}Myftiu Tërnava, pasi ka përshëndetur kryetarët, i ka përgëzuar ata për punën që bëjnë dhe u ka uruar sukses në drejtimin e Këshillave.
“Ju të nderuar keni  marrë përgjegjësinë që të organizoni dhe udhëhiqni jetën fetare në Këshillat e Bashkësisë Islame. Nëse ju jeni të përkushtuar për detyrën e misionin që keni marrë, jeta fetare duke filluar nga xhamatet nëpër xhami do të njoh vetëm rezultate që kjo do të reflektojë në të gjitha segmentet e BIK” -tha Myftiu Tërnava.
Bashkësia Islame e Kosovës, në këto vitet e fundit ka shënuar rezultate të  mira, sidomos në ndërtimin e infrastrukturës, si të xhamive ashtu edhe të objekteve të tjera, siç janë ndërtimi i selive nëpër Këshillat e BI, ndërtimi i godinave të medreseve, pastaj godina e FSI  si dhe ndërtimi i objekteve për vakëfe, të cilat janë një bazë e mirë për funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës- u shpreh Myftiu Tërnava.
Më tutje, Myftiu kërkoj nga kryetar e Këshillave që gjatë punës të bashkëpunojnë më shumë mes veti,  të shkëmbejnë përvojat me njëri-tjetrin në hartimin e programeve e strategjive, ti kushtohet rëndësi e veçantë krijimit të vakëfe të reja, tubimit të zekatit e sadakatur – fitrit, ti kushtohet rëndësi bashkëpunimit me kuvendet komunale, si dhe të punës e aktivitetit me xhematë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…