Të premten  më 05.07.2013 në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit, zv.kryetari i BIK, Dr. Fahrsuh Rexhepi  me bashkëpunëtorë dhe me kryeimamin e Prishtinës, Burhan ef. Hashanin   morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë Mati I në Prishtinë.

Dr. Fahrush Rexhepi  gjatë hytbës i uroi besimtarët për  kontributin e tyre me lutje te i Madhi Zot që t’i shpërblej të gjithë qoftë edhe ata që kanë bërë vetëm një dua të vetme për ndërtimin e kësaj xhamie të bukur, dhe se vërtetë kryeqyteti  ka nevoje për xhami  në lagjet e  reja që po ndërtohen e janë në zgjerim e sipër.
 Xhamitë  ndërtohen për Zotin dhe ne të madhërohet vetëm Allahu i Plotfuqishëm me besim të pastër e ndaj Krijuesit.
“Xhamia është vend i virtyteve , vlerave  e i edukimit të  brezave të rinjë” tha përveç tjerash Fahrush ef. Rexhepi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…