Në prani të strukturave më të larta të  të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), KBI të Ferizajt, përfaqësues të KK të Ferizajt e shumë xhematlinjëve, nën këndimin e  tekbireve, me 5 korrik 2013, u bë hapja solemne e xhamisë së fshatit Lloshkobare (Ferizaj). Në emër të Myftiut të Republikës së Kosovës, mr. Naim ef Tërnava, dhe në emër të BIK fjalën përshëndetëse e mbajti z.Ahmet ef Sadriu, i cili solli përshëndetjet dhe selamet e Myftiut Tërnava dhe njëherazi uroi xhematin e këtij vendi për këtë xhami të re dhe të bukur, duke kërkuar nga ata që ta zbukurojnë edhe më shumë këtë institucion me prezencën e tyre dhe duke kryer ibadetet dhe urdhrat e Allahut xh.sh.

Ai mes tjerash tha se sot në këtë ditë xhumaje, poashtu po përurohen edhe katër xhami tjera anekënd Kosovës.”Patjetër që duhet tu jemi mirënjohës të gjithë bijve dhe bijave të vendit tonë që dhanë jetën për të gëzuar dhe jetuar ne në liri. Pa sakrificën dhe gjakun e tyre ne nuk do të mundnim që të shijojmë frytet e lirisë. Poashtu po mos të ishte ndërhyrja ushtarake e Nato-s, nën udhëheqjen e SHBA-ve sot nuk do të  ishim në këtë vend. Mirënjohje të veçanta shkojnë për administratën amerikane e cila iu gjend këtij populli në momente më vendimtare dhe historike”, ka shtuar z.Sadriu, duke potencuar se xhamia  ka rolin e dyfishtë si vendfalje dhe edukim të  brezave të rinj. Këtë eveniment e ka përshëndetur edhe kryetari i KBI të Ferizajt, Fehmi ef. Mehmeti duke uruar këtë objekt të ri dhe se nevojat janë edhe më të mëdha për ta hapur edhe xhami tjera që të plotësohen kërkesat e xhamtit dhe anëtarësisë sonë. Një ashere përmbyllëse e këndoi Ibrahim ef Beqiri.  Hytben e mbajti Ahmet ef Sadriu  kurse namazin e xhumasë e fali imami i xhamisë së madhe Adem ef Hoxha. Edhe xhemati i kësaj xhamie u ndjen shumë të kënaqur dhe të gëzuar pasiqë u bënë me xhami  pasiqë dhanë një kontribut të pamohueshëm në ngritjen e këtij institucioni.  Lusim Allahun xh.sh që të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në ngritjen  e kësaj xhamie t’i shpërblejë me xhenet.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…