Prishtinë, 4 janar 2020
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe bazuar në nenin 67 pika 1 dhe në nenin 68 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve për  këshillat vendorë të Bashkësisë Islame të Kosovës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2020-2024. Procesi zgjedhor për këshillat vendorë do të zhvillohet nga data 13 janar deri më 13 shkurt 2020.
Më pas, Kryesia shqyrtoi disa lëndë dhe mori vendime që janë në kompetencë të saj, si dhe u diskutua për çështje të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…