Prishtinë, 6 janar 2020

Nën kujdesin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi, në bashkëpunim me Institutin Islamik për Kërkime dhe Trajnime dhe Fondacionin Publik Awqaf, në Tiranë zhvilluan ceremoninë e hapjes së trajnimit me temë: “Mirëdrejtimi dhe Marketingu për Zhvillimin e Vakëfeve”.Ne ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, h. Bujar Spahiu, Drejtori i Komitetit të Bashkuar Kuvajtjan për Bamirësi dega-Shqipëri, z. Ibrahim el-Meki, drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Vakëfeve në Kuvajt, znj. Keakib el-Melhem, përfaqësuesi i Bankës Islame, z. Rehal Beladel, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Vedat Sahiti-këshilltar i Myftiut Tërnava, pastaj përfaqësues nga Mali i Zi, etj.Në emër të Kryesisë së BI-së së Kosovës, pjesëmarrësit e pranishëm në këtë aktivitet  i përshëndeti  Vedat Sahiti, i cili vuri theksin mbi aspekte të ndryshme të trajnimit në fjalë.
Ceremonia e hapjes vazhdoi më tej me fjalën përshëndetëse të z. Ibrahim el-Meki, i cili ndau me të pranishmit rëndësinë e organizimit të trajnimeve të tilla për të njohur, menaxhuar dhe investuar në formën më të mirë të mundshme në vakëfet e institucioneve fetare.
Në këtë trajnimin nga Bashkësia Islame e Kosovës janë të pranishëm 5 nëpunës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…