Prishtinë, 23 dhjetor2013

 

Me rastin e festës së Kërshëndellave Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava sot i ka dërguar një telegramurimi ipeshkvit, Dodë Gjergji, në të cilin thuhet:

 

I nderuari Ipeshkëv Dodë Gjergji

 

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kamë kënaqësinë e veçant që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal, Juve, bashkëpunëtorëve tuaj dhe të gjithë besimtarëve katolik, t’ju përcjellim  urimet tona më të sinqerta me dëshirë për shëndetin, lumturinë dhe mirëqenien Tuaj.

 

Zotni Ipeshkëv, festat fetare tek populli ynë gjithherë kanë qenë vlera e virtyte që na  kanë bashkuar duke reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën e ndërgjegjësimin, dhe jam i bindur se kështu do të jetë gjithmonë.

 

Duke ju përshëndetur dhe uruar edhe një herë, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi.

 

Me respekt,

 

KRYETARI,

 

Myftiu, Mr. Naim Tërnava
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…