Ballina Njoftime Komunikatë për opinion

Komunikatë për opinion

Prishtinë, 9 mars 2013
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e dënon aktin e djeshëm në Xhaminë e Podujevës ku gjatë kohës së namazit të xhumasë, në xhami u shkaktua dhunë,  rrëmujë e përplasje duke dhunuar xhaminë si vend të faljes e të adhurimit, dhe xhematlinjtë që kishin shkuar për ta falur namazin, kur një grup njerëzish, u përpoqën të sfidonin vendimin e ligjshëm të këshillit të BI  të Podujevës, të miratuar edhe nga Kryesia e BIK-ut, për emërimin e Imamit Imri Llugaliu, në bazë të konkursit publik.

Aktet të tilla ku manifestohen dhuna, rrezikohet jeta e besimtarëve, dhunohen vendet e shenjta dhe pengohen personat e autorizuar në kryerjen e punës, janë  të papranueshme dhe të dënueshme  për Bashkësinë Islame të Kosovës, strukturat drejtuese të saj si dhe për  besimtarët tanë të devotshëm, sepse xhamitë nuk janë vende për manifestimin e akteve të dhunshme, po janë vend i faljes, i adhurimit, i fisnikërimit dhe i edukimit.
Opinioni i gjerë, po edhe të gjithë besimtarët, duhet ta kuptojnë se të gjithë imamët emërohen sipas konkursit publik që e shpall Këshilli i BIK-ut, andaj me këtë rast, Kryesia e BIK-ut e mbështet fuqishëm vendimin e marrë nga Këshilli i BI në Podujevë, për emërimin  e imamit Imri Llugaliu, si imam të kësaj xhamie, sipas kushteve të parapara me konkursin publik, dhe njëkohësisht demanton pohimet e portaleve të ndyshme se kandidati tjetër z. Besim Arbanashi është imam qe 14 vite i asaj xhamie, kur dihet se imami i saj Ali ef. Qerimi ka ndërruar jetë pak muaj më parë!! Z. Besim Arbanashi deri më sot nuk ka pasur kurrfarë vendimi nga Kryesia e BIK-ut për imam, andaj ftojmë besimtarët që të mos bien pre e dezinformatave dashakeqe, të cilat vetëm se mund të qojnë në përkeqësimin e panevojshëm të situatës, siç ishte edhe atakimi i mbrëmshëm i selisë së Këshilli të BIK, të cilin akt e dënojmë dhe e konsiderojmë si presion ndaj punës së BIK-ut.
Kryesia e BIK kërkon nga organet përgjegjëse të marrin masat e duhura që në të ardhmen mos të përsëriten ngjarje të tilla, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë as mësimet fetare e as me traditën fisnike të populli tonë.
Kryesia e BIK fton besimtarët dhe qytetarët e Podujevës që mos të bien pre e gjendjes së krijuar, të ruajnë qetësinë, të kontribuojnë në tejkalimin e situatës së krijuar dhe të respektojnë institucione kompetente, në këtë rast Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë.

  • Orari i arritjeve të haxhive në Kosovë

    Aeroplani 1 Data: 24.08.2019 (nr. fluturimit: KK9256) (Arritja: 18:00) Këshilli: Prishtine…
  • DEKLARATË PËR OPINION

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, më datë 21 gusht 2019, ka kërkuar nga AUVK-u, që t…
  • Konkurs

    21 gusht 2019 Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë shpall: K O N K U R S Për plotësimin e…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Orari i arritjeve të haxhive në Kosovë

Aeroplani 1 Data: 24.08.2019 (nr. fluturimit: KK9256) (Arritja: 18:00) Këshilli: Prishtine…