Ballina Fjalime Urimi i Myftiut me rastin e Kurban-Bajramit

Urimi i Myftiut me rastin e Kurban-Bajramit

Prishtinë, 15 nëntor 2010

Të nderuar vëllezër dhe motra!
Nesër më 16 nëntor 2010 është ditë feste, dita e parë e Kurban – Bajramit, ndaj më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, organeve dhe institucioneve të saja, dhe në emrin tim personal t’ju uroi për festen e Kurban Bajramit, me dëshirat më të mira për shëndetin dhe lumturin tuaj dhe të familjeve tuaja.

Të dashur besimtarë!
Libri hyjnor i Islamit, Kurani mbështet konceptet e moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, ndihmës, solidaritetit, sakrificës.
Ndaj njeriu në këtë ditë feste është edhe më afër Zotit, ngase mbretëron një atmosferë vëllazërore nëpërmjet të cilës besimtarët shprehin falënderimin ndaj Krijuesit Fuqiplotë, për të mirat e dhuruara në këtë jetë.
Ne të gjithë bashkërisht jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona prandaj le të frymëzohemi edhe në këtë ditë feste të Kurban – Bajramit  për punë të mira, nëpërmjet kryerjes së Haxhit një prej shtyllave të Islamit dhe prerjes së kurbanit në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona.

Allahu xh.sh. thotë:
Vizita e Qabes për hir të Allahut, është detyrim për atë që ka mundësi.
Nëpërmjet këtij adhurimi – Haxhit, i cili zhvillohet në një atmosferë vëllazërore me pjesëmarrës nga të gjitha anët e botës, vend takim, ku dominon respekti e dashuria, ndërmjet të gjithëve, ku shfaqet mëshira e pafundme e Allahut xh. sh,duke bërë tavaf Qaben, zemrat tona begatohen me dritën e besimit, dhe nëpërmjet këtij ibadeti gjejmë  edhe  kënaqësinë shpirtërore, duke treguar respektin dhe dashurin ndaj Krijuesit, dhe urdhrave të Tij.
Allahu xh. sh. thotë: “Thuaj Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun…”
Ndaj në emër të këtij përkushtimi e sakrifice, ju ftoi që të shtrini dorën e ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë, ndaj jetimëve e skamnorëve, nëse dëshironi që mëshira, e begatit e Allahut të jenë mbi ju dhe familjet tuja. Ngase Allahu bleu prej besimtarëve që i besojnë me sinqeritet, shpirtrat dhe mallin e tyre, në shkëmbim të mirëqenies së përjetshme xhenetit. Andaj mos u bëni koprrac e dorështrënguar, ngase te besimtari nuk mund të gjenden dy veti, koprracia dhe morali i keq.
 Sofra e Bajramit është simbol që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin dhe nderin mes besimtarëve, kurrë mos lejoni që në mesin tonë të kemi sofra të zbrazura e njerëz të uritur, e fëmijë të përlotur. Sofra e Bajramit vjen kur besimtarët me devocion e përkushtim kryen edhe një nga urdhëratë e Zotit – Haxhin dhe prerjen e Kurbanit. E kjo begaton shpirtrat dhe mendjet tona, fisnikëron zemrat në raport me Krijuesin.

Vëllezër e motra!

Më 12 .dhjetorë 2010  mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ftoj partitë politike, mbështetësit dhe simpatizantët e tyre për një fushatë të qetë e dinjitoze. Konkurrenca e drejt është vlerë e shoqërive të përparuara, e këtë vlerë duhet ta ruajmë. Të përdorim votën tonë për të krijuar një parlament me integritet e legjitimitet të plotë, për të krijuar institucione të përgjegjshme që qeverisin vendin.
Zoti në Kuran thotë:
Zoti ju urdhëron që punët me përgjegjësi t’ua besoni atyre që janë të denjë për to, dhe kur të gjykoni,ju urdhëron të gjykoni me drejtësi në mes njerëzve.” (4: 58)
Në fund me lejoni që edhe njëherë tua uroi festen e Kurban – Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave tanë  si në Kosovë brenda trojeve tona etnike shqiptare, si dhe diasporës  kudo që ata gjenden.
E lus Allahun që t’i mëshiroi të gjithë ata që jetën e tyre ia falën Zotit për fenë dhe atdheun e tyre.

Me fat ju qoftë festa e Kurban – Bajramit!

Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava

Shfaq më shumë në Fjalime

Shfleto

Urimi i Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava për festën e Fitër Bajramit

Të nderuar Vëllezër dhe motra! Sonte me iftarin e fundit po përcjellim muajin e Ramazanit,…