Me rastin e festës së Fitër Bajramit Myftiun e Kosovës e vizituan udhëheqësit më të lartë të institucioneve dhe partive politike

Krahas urimeve të shumta që ka pranuar myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava nga personalitetet më të larta të vendit, në shenjë respekti dhe me rastin e kësaj feste, si tradicionalisht myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë organizoi pritje përurimi, me ç’rast për ta uruar erdhën edhe personalitetet më të larta të jetës institucionale e politike të vendit:
Nga institucionet:
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i PDK-së,z. Kadri Veseli,
Kryeministri në detyre i Republikës së Kosovës njëherësh kryetar i LDK-së z.Isa Mustafa
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji,
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës,z. Osman Havolli,
Institucioni Mikrofinanciar START me drejtor z.Vehbi Zeqiri
Përfaqësuesi i Fondacionit Maarif Kosova nga Turqia, z.Mesut Ozbaysar
Kryetari i Komisionit për të Pagjetur, z.Prenk Gjetaj
Nga partitë politike:
Ramush Haradinaj, kyetar i AAK-së,
Famir Limaj, kryetar i “Nisma” për Kosovën,
Visar Ymeri, Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, me kryetarin Prishtinës Shpend Ahmetin dhe Albin Kurtin.
Ferid Agani, kryetar i PD-së,
Behxhet Pacolli, president i AKR-së dhe
Gëzim Kelmendi nga partia “Fjala”,
Në urim ishin edhe Muhamed Mustafa, Mërgim Lushtaku me Gëzim Qerimin, si dhe shumë personalitete të tjera të jetës politike, kulturore e fetare të Republikës së Kosovës.

Gallery Wordpress

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, theksoi se Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës vazhdimisht ka bërë një punë shumë të madhe në ruajtjen e unitetit në vend dhe më gjerë.
“ Kjo është festë që të gjithëve na bënë bashkë, jo vetëm simbolikisht në një tryezë, por edhe mendërisht që ne bashkërisht të shkojmë përpara, që të zgjidhim të gjitha problemet që janë probleme të qytetarëve tanë, që të jetojmë më mirë, që të respektojmë vlerat themelore të një shoqërie, që të punojmë për paqe, për stabilitet dhe për mirëqenie të gjithë qytetarëve tanë. Unë shpreh edhe sot respektin shumë të lartë për Bashkësinë Islame të Kosovës, për punën që kjo bashkësi e ka bërë në unitetin e qytetarëve tanë, por edhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë”, tha Mustafa.
Ndërkaq Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i PDK-së, z.Kadri Veseli, vlerësoi se kjo festë reflekton mesazhin e paqes dhe dashurisë, dhe njëherit ka ftuar qytetarët që t’i ndihmojnë më shumë njëri-tjetrit. “Kjo është një ditë e madhe, një ditë e veçantë, një ditë e përmendjes, mëshirës dhe bamirësisë. Kisha ftuar të gjithë qytetarët, ta ndihmoni njëri-tjetrin, të qëndroni më afër njëri-tjetrit dhe dojeni më shumë njëri -tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ecë edhe vendi ynë përpara”, ka thënë Veseli, duke kujtuar se sot nuk bën të harrohen të rënët në luftën për lirinë e Kosovës, si dhe të afërmit të cilët më nuk janë në mesin e familjeve të tyre.
Për urim tek myftiu Tërnava ishte edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri i cili nënvizoi se kjo festë tregon se çfarë rëndësie ka komuniteti dhe solidariteti brenda një shoqërie. “Kjo është një festë, e cila tregon njëkohësisht edhe rëndësinë që ka në jetën e njeriut gatishmëria për sakrificë, por më shumë rëndësinë që ka në jetën e njeriut ndjesia për komunitetin dhe për solidaritetin brenda komunitetit”, ka thënë Ymeri.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, shfaqi ndjenjën se se është nder të urohet Festa e Bajramit pas një muaji sakrifice të muajit të Ramazanit. E kam për nder sot, të uroj Fiter Bajramin, Bashkësisë Islame, Myftiut tonë z. Tërnava së bashku me bashkëpunëtor, të gjithë besimtarëve mysliman shqiptar dhe gjithë myslimanëve, këtë festë që vjen pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice të Ramazanit dhe që e ka porosi solidaritetin e ndërsjellë. Ne shqiptarët vërtet jemi popull solidar, por duhet po ashtu të shërbehemi me këtë porosi jo vetëm në ditë feste”tha Haradinaj.
Në urim tek myftiu TËrnava poashtu ishte edhe kryetari i NISMA-s, z.Fatmir Limaj, i cili vlerësoi se muaji i Ramazanit është shembulli më i mirë se besimi në Zot është besim për paqe. Ai uroi që me këtë rast të pranohen të gjitha mesazhet e kësaj feste. “Patëm kënaqësinë të vijmë tek Myftiu ynë. Pas një muaji sakrifice, agjërimit, mëshirës vjen Bajrami dhe si shpërblim për gjithë përkushtimin që besimtarët kanë pasur në drejtim të Zotit, unë e shfrytëzova rastin që besimtarët t’i uroj përmes Myftiut, paqja dhe mëshira qoftë me ta”, tha Limaj.
Ndërsa, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në urimin e tij drejtuar Myftiut Tërnava dhe qytetarëve të Kosovës u shpreh se lutet që të mbretërojë mirëqenia mbi popullin e vendit tonë. “Në këtë ditë të madhe shfrytëzoj rastin që t’iu uroj të gjithë qytetarëve mysliman të Kosovës Ditën e Bajramit. Lus Perëndinë që të dominojë gjithmonë mirëqenia, lumturia dhe begatia mbi popullin tonë”, tha Pacolli.
Ndërkaq Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji në vizitën e tij në Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës, uroi qytetarët për Festën e Fitër Bajramit duke iu dëshiruar besimtarëve myslimanë paqe dhe mirësi. “Jam këtu për të uruar Bashkësinë Islame, z.Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Bajramit, për t’i përgëzuar për sakrificën që kanë bërë këtë muaj dhe për të uruar që Zoti t’iu shpërblej të gjithëve. Paçi paqe, bekim, mirësi, mirëqenie dhe dashuri mes njëri tjetrit”,vlerësoi Gjergji.
Ndryshe, edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare vizituan Bashkësinë Islame në Kosovë me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…