Ballina Intervista Ekskluzive: Intervistë me myftiun e Kosovës Mr. Naim Tërnava

Ekskluzive: Intervistë me myftiun e Kosovës Mr. Naim Tërnava

Në Kosovë ka tentativa të organizimit jashtinstitucional të bashkësive fetare

 

 

 

D.I.:  z. Myfti, t’i kthehemi pak zhvillimit të jetës fetare në Kosovë, si do të përshkruani zhvillimin e trendeve fetare në Kosovë?

 

 

 

 

 

Myftiu Naim Tërnava: Unë me plot përgjegjësi them se në Kosovë ka tentativa të organizimit jashtinstitucional të bashkësive fetare. Unë ua kam bërë me dije gjithherë edhe institucioneve të Kosovës edhe të tjerëve se Bashkësia Islame e Kosovës nuk merr përsipër përgjegjësinë që nuk i takon. Ne si bashkësi islame nuk kontrollojmë kufijtë e Kosovës, nuk kontrollojmë Aeroportin e Kosovës, kush hyn dhe kush del në Kosovë – nuk është problem i Bashkësisë Islame, është problem i Qeverisë së Kosovës, i KFOR-it, i UNMIK-ut. Është e vërtetë e pamohueshme që në Kosovë hyjnë edhe mysafirë të padëshiruar si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja. Mirëpo një pjesë e tyre nuk janë mysafirë të Bashkësisë Islame, janë mysafirë të shoqatave të ndryshme, mysafirë të individëve, dhe ata bartin përgjegjësinë për ta.

 

 

 

 

 

D.I.: Sa kanë gjetur shprehjen në Kosovë këto shoqata?

 

 

 

 

 

Myftiu Naim Tërnava: Bashkësia islame e Kosovës nuk e merr këtë përgjegjësi. Është e vërtetë që në Kosovë ka financime të individëve të caktuar, të shoqatave të caktuara, dhe kjo është ajo që thashë se ka tentativa të një organizimi jashtinstitucional. Dhe këtu them që Qeveria e Kosovës ka dështuar dhe po dështon vazhdimisht, sepse këtu duhet qenë shumë syçelë sa nuk është bërë vonë.

 

Pyetja ishte nga gazetat tona – Bashkësia Islame jo transparente?!!!!. Po pse gazetave tona nuk u interesojnë gjithë këto financime të jashtme,  financimet për individë të caktuar në Kosovë? Këto duhet të shikohen e jo të shikohet aty ku çdo gjë është në rregull. Andaj po them unë, vijnë mysafirë të paftuar dhe shiten si myslimanë, vijnë nga Lindja po edhe nga Perëndimi nuk them vetëm nga Lindja, edhe nga Perëndimi kemi shumë. Këtyre duhet t’u pritet hovi jo nga BIK, sepse nuk kam as ushtri e as polici, e ajo është çështje që i takon Qeverisë së Kosovës, policisë së Kosovës, pra u takon institucioneve të Kosovës – ata duhet të merren me këtë problematikë.

 

 Image 

 

D.I.: Z. Myfti, revista “Dituria Islame” pas 20 vjetësh të veprimtarisë së vet të suksesshme, të punës së saj, tash ka edituar numrit 200, Ju lutem të thoni opinionin tuajin me rastin e 20 – vjetorit dhe botimit të  numrit jubilar?

 

 

 

Myftiu Naim Tërnava: Unë,  me një fjali kisha për të thënë, nëse me diçka mund të krenohet Bashkësia Islame, kjo është revista “Dituria Islame”.

 

 

 

 

 

D.I.: Mesazhi juaj për lexuesit tanë?

 

 

 

Myftiu Naim Tërnava: Fillimisht u dëshiroj punë të mbarë revistës “Dituria Islame” e stafit të saj dhe jam i bindur që Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi do të përkrahë revistën në misionin e saj, në vazhdimësi do të financojmë botimin e revistës. Përmes revistës i uroj popullit Kosovës dhe popullit shqiptar në trojet tona etnike, po edhe atyre në Diasporë për pavarësinë e vendit tonë që së shpejti do ta kemi, duke i lutur të gjithë që edhe pas pavarësisë, të japin kontributin e tyre për një mirëqenie të përgjithshme dhe E lusim Zotin xh.sh. që të na i plotësojë të gjitha kërkesat tona, dëshirat tona në Kosovë. Dhe në Kosovë të mbretërojë paqja, lumturia, harmonia, sinqeriteti dhe vëllazëria në mes njerëzve. Familjeve që kanë dhënë më së teprimi për Kosovën e lirë, atyre Zoti t’u dhurojë durim, duke e ditur se ata kanë dhënë më të dashurit për pavarësinë e vendit tonë, dhe besoj që pas pavarësisë së vendit,  prapë do të kemi punë, edhe më tepër madje, e Bashkësia Islame do të punojë në këtë drejtim, do të japë kontributin e saj në këtë drejtim dhe do të mundohet t’i realizojë të gjitha ato përgjegjësi që i takojnë.

(intervistoi: ramadan shkodra)

 

 

 

faqet 1 2 3 4 5
Shfaq më shumë në Intervista

Shfleto

Tërnava: Nuk kemi gjak të njomë për të ujitur shkretëtirat e arabëve

Arton Konushevci10.03.2015 “Nuk besoj që shkaqet ekonomike kanë ndikuar qoftë edhe t…