Prishtinë, 5 maj 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame në Han të Elezit në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bereqeti ka filluar shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për të varfrit dhe skamnorët në komunën e Hanit të Elezit me rrethinë. Kryetari i KBI-së së Hanit të Elezit dr. Musa Vila me rastin e ndarjes së këtyre pakove tha se me anë të aktivitetit bamirës e humanitar mundohen që t’a lehtësojnë gjendjen gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe sofrat e tyre të jenë të mjaftueshme me ushqim. Allahu i shpërbleftë Myftiun Naim ef. Tërnava dhe stafin e tij që për çdo ramazan vazhdimisht ndihmojnë skamnorët dhe familjet me nevojë me këto pako ushqimore. Zoti i shpërbleftë me mirësitë e Tij!

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…