E Martë, 22.04.2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim  Tërnava, priti sot një delegacion nga Asambleja Kombëtare e Kuvendit të Madh të Turqisë, të kryesuar nga zëvendëskryeministri i Turqisë, z. Emrullah İşler.
Pasi i uroi mirëseardhje delegacionit turk, Myftiu Tërnava ka falënderuar shtetin dhe popullin e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe popullin e saj, posaçërisht për përkrahjen e Turqisë në arenën ndërkombëtare.

Myftiu Tërnava, mysafirët e lartë nga Turqia i njohu më pas me organizmin dhe funksionimin e Bashkërisë Islame të Kosovës, përse, ndër të tjerat, tha: “Bashkësia Islame e Kosovës është institucion i cili merret me organizmin dhe zhvillimin e jetës fetare në vend. Ne si BIK, kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me DIJANET-in e Turqisë, si dhe me Agjencitë dhe fondacionet turke që janë të pranishme në Kosovë, siç janë “TIKA” dhe “Yunus Emere”.
Zëvendëskryeministri turk, Emrullah İşler, duke falënderuar për pritjen, ka përgëzuar myftiun dhe është shprehur i kënaqur me arritjet e institucioneve dhe popullit të Kosovës në konsolidimin e shtet-ndërtimit. 
Zëvendëskryeministri turk edhe kësaj radhe shprehu përkrahjen e parezervë për Kosovën, përse tha: “Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe të angazhohet pa ndërprerë  për njohje dhe për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare”.
“Më vjen mirë që ju keni marrëdhënie të mira me DIJANETI-n, ku besoj që ju bashkërisht do të bëni më të mirën për dy bashkësitë “- u shpreh zëvendëskryeministri turk İşler.
Myftiu Tërnava,  në takim me mysafirët turq foli edhe për bashkëpunimin që ka BIK me Tikën për ruajtën, konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore islame të Periudhës Osmane.
“Trashëgimia osmane është një urë lidhëse në mes dy popujve, e mes dy shteteve që kanë një të kaluar të përbashkët. Kjo trashëgimi për ne paraqet një thesar të paçmuar, e që ne tani duhet ta trajtojmë me përgjegjësi, ngase flitet për të kaluarën tonë. Trashëgimia kulturore islame në të kaluarën njëshekullore jo që nuk është trajtuar siç e meriton, por, përkundrazi, është trajtuar në mënyrë joadekuate. Shumë objekte monumentale tani më nuk janë, shumë nga to i kanë mbijetuar stuhive të kohës, por janë në gjendje të rendë dhe kanë nevojë urgjente për ndërhyrje profesionale”, tha myftiu Tërnava.
“Tika ka bërë restaurimin e disa objekteve monumentale siç janë xhamia e Sulltan Mehmet Fatih, xhamia e Sinan Pashës etj, si dhe kemi arritur marrëveshje edhe për restaurimin e një sërë objekteve të tjera që i përkasin periudhës osmane”, tha myftiu Tërnava.
Zëvendëskryeministri turk tha se qeveria turke, nëpërmjet agjencive të saj në bashkëpunim me institucionet e Kosovës do të investoj në trajtimin adekuat të trashëgimisë kulturore islame.
Ai u interesua edhe për përgatitjet rreth Xhamisë Qëndrore, përse myftiu tha se është duke u punuar në projektin detal.
Zëvendëskryeministri turk i shoqëruar, nga myftiu Tërnava inauguruan Shatërvanin dhe oborrin e rikonstruktuar të Xhamisë së Madhe. edhe zëvendëskryeministri turk e edhe myftiu Tërnava me këtë rast u shprehen që të vazhdojnë bashkëpunimin në ruajtjen e trashëgimisë materiale osmane tek ne.
Pas faljes së namazit të iqindisë, mysafirët nga Turqia, të shoqëruar nga myftiu Tërnava vizituan edhe Xhaminë e Jashar Pashës, restaurimi i së cilës do të filloi së shpejti nga TIK-a, pastaj Xhaminë Sulltan Muratit, që po e restauron Komuna e Prishtinës, si dhe Kroin e Xhamisë Junus Efendi, që gjendet në sheshin tek Teatri Popullor.{gallery}zvndkrmnsturk{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…