24.04.2014
Me datën 24.04.2014, Kryeimami Sabri Bajgora, mbajti mbledhjen e radhës me kryeimamët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Mbledhjen  e kryesoi Kryeimami i Kosovës Bajgora, i cili e hapi dhe propozoi rendin e ditës. Një pjesë nga Kur’ani famëlartë e lexoi kryeimami i KBI-Klinë, Blerim ef. Musliu.

Në takim, nga Kryiemami Bajgora ashtu sikur edhe nga të gjithë kryeimamët e Këshillave, u raportua për aktivitetet fetare brenda Kryesisë dhe jashtë saj në koordinim me Këshillat e BIK për periudhën janar-prill 2014, dhe u diskutuan mundësitë për rritje të kapaciteteve të punës dhe përtërirjes së jetës fetare në Kosovë.
U diskutua gjerësisht edhe për parapërgatitjet për muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe marrjen e hapave konkret, që ky muaj t’i gjej Këshillat dhe stafin e imamëve, të gatshëm dhe të përgatitur për pritje sa më dinjitoze të këtij muaji.
Në këtë takim u diskutuan edhe çështje tjera me rënëdësi, si: përgatitja e rregullores për mësim besim, botimi i librit të hutbeve të xhumasë, etj.
Tubimin e përshëndeti edhe Myftiu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili u shpreh:”Falënderojmë Allahun xh.sh. për mundësinë e dhënë që të jemi së bashku në këtë tubim. Ju përgëzoj juve si kryeimam për punën që bëni, dhe sigurisht aty ku ka punë, shihet edhe suksesi edhe mossuksesi dhe dobësitë. Përgjegjësia dhe barra kryesore mbi zhvillimin e jetës fetare në komunat prej nga vini, varet kryekëput nga ju. Secili përgjigjet për pozitën që ka në këtë institucion. Sot para vetes po shoh djem të rinj të cilët mund të japin shumë. Shtrohet pyetja: sa ne po japim, a po japim atë që mundemi dhe që kërkohet? T’i lësh mundësinë dikujt tjetër të luaj në oborrin tënd pa lejen tënde, e ti të jesh vetëm spektator, është me të vërtetë e rëndë. Ju jeni kryeimam, dijeni peshën e përgjegjësisë që keni mbi supet tuaja. Ai i cili e din se cka ne fshehim në zemrat tona, në ditën kur do japim llogari e lusim të na shpërblejë sipas qëllimit dhe veprave që kemi bërë. Atë e lusim që mirëqenia të jetë mbi ne dhe mbi të gjithë besimtarët anëekënd globit, të jemi në vazhdimësi nën mëshirën e të madhit Zot. E lusim Zotin që të gjitha dëshirat, aspiratat tona për një ardhmëri sa më të mirë të fesë, të na i plotësojë, të na motivojë për punë edhe më të mëdha, të na forcojë edhe më tepër besimin në zemrat tona, dhe t’na bëjë prej atyre të cilët dinë të punojnë dhe të cilët kanë një strategji pune në të ardhmen”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…