Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, të mërkurën, më 18 nëntor 2015, qëndroi për vizitë në KBI të Pejës, ku nga strukturat e Këshillit u informua me aktivitet në këtë rajon. Një vëmendje të posaçme myftiu Tërnava ia kushtoi rastit të djegies së tyrbes që gjendet në oborrin e xhaminë “Xhylfatin” në Pejë, e që është monument i trashëgimisë kulturore.
Myftiu, i shoqëruar nga dy këshilltarët e tij, Vedat Sahiti dhe Islam Hasani, si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Pejës, vizituan objektin e tyrbes, ku panë nga afër dëmet që ka pësuar ajo nga zjarri. Me këtë rast myftiu Tërnava kërkoi nga organet kompetente që sa më parë të zbardhen rrethanat e zjarrit, dhe, eventualisht, përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Myftiu po ashtu kërkoi nga kompetentët e Këshillit që të kujdesen më shumë për trashëgimin kulturore.
Myftiu Tërnava gjithashtu u angazhua që sa më parë të gjenden mundësitë dhe mjetet për restaurimin e tyrbes së djegur.{gallery}xhylfatin{/gallery}