Sot, (25 tetor 2014) në Vushtrri, në kohën e namazit të drekës, u përurua Vendfalja-Xhamia “Haxhi Xhemë Zariqi”, që është ndërtuar në kuadër të kompleksit banesor nga afaristi Ahmet Zariqi, ku janë 350 apartamente.
Në këtë manifestim që përkoi me Vitin e Ri hixhri, përveç besimtarëve të shumtë nga Vushtrria e rrethina, qenë të pranishëm edhe drejtuesit më të lart të BIK të prirë nga kryeimami, Sabri ef. Bajgora, pastaj kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, si dhe udhëheqësit e Këshillit të BI të Vushtrrisë të prirë nga kryetari, Shemsi Rrahimi.
Fillimisht, të pranishëmit e shumtë i falënderoi për pjesëmarrje në këtë përurim ndërtuesi i kompleksit banesor, Ahmet Zariqi, i cili me këtë vepër ka sjell një model të ri për sipërmarrësit e industrisë së ndërtimit tek ne se si duhet të jenë në shërbim të komunitetit.
Kryeimami Bajgora pasi e përshëndeti e përgëzoi familjen Zariqi për këtë vepër madhore, e cila nga sot do të jetë në shërbim të besimtarëve, fillimisht të pranishmëve dhe gjithë besimtarëve ua uroi Vitin e Ri hixhi.
Më tutje, kryeimami Bajgora, tha: “Të nderuar besimtarë, bashkërisht duhet të përpiqemi të reflektojmë pozitivisht, duke e ruajtur çiltërsinë shpirtërore këtë identitet kombëtar e fetar që e kemi pasur me shekuj, duke mos lejuar askënd të prish radhët tona, ngase i madhi Zot ka dashtë, na krijoi në këtë vend-Kosovë dhe atdheun tonë duhet të dimë ta ruajmë, ta mbrojmë nderin, dinjitetin fetar e kombëtar. Nga ky vend i porosisë të rinjtë tanë, vëllezërit tanë të largohen nga çdo ideologji që nuk përkon me traditën, harmoninë, dashurinë, respektin dhe tolerancën që e kemi kultivuar ndër shekuj, sepse me këto tipare e virtyte na donë Allahu xh.sh. të jetojmë në këtë dynja”.
Ndërsa, për rolin dhe vlerën që ka nderimi i xhamive për shoqërinë ndër të tjerat kryeimami potencoi: “Ndërtimi i xhamive është tregues i vetëdijes së lart shpirtërore të një populli, nëse shoqëria ngitet e edukohet shpirtërisht, atëherë do e kemi shumë më lehët që të ndërtojmë atdheun e shoqërinë tonë”.
Nga një fjalë të shkurt përshëndetëse e mbajtën edhe kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe kryetari i KBI, Shemsi Rrahimi.{gallery}xhmzariqi{/gallery}