Më 27 tetor 2014, në Binçë të Komunës së Vitisë në një atmosferë festive u vendos gurthemeli i xhamisë, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha strukturave institucionale në nivel të Komunës së Vitisë duke filluar nga zv.Kryetari i Vitisë, Hasan Aliu, kryetari i Asamblesë komunale, Naim Pira,  kryetari i KBI-se në Viti, Husamedin Hoxha, famullitari i Famullisë së Binçës, Don Aleksander Kolaj si dhe shumë të ftuar të tjerë. Ndërsa nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ishte i pranishëm kryeimami, Sabri efendi Bajgora i shoqëruar nga ndihmës sekretari i Kryesisë, Rexhep ef. Luma dhe këshilltari i Myftiut, Vedat ef. Sahiti.

Në këtë manifestim kryeimami Bajgora pasi përgëzoj e uroj për fillimin e ndërtimit të xhamisë  foli mbi rëndësinë që ka xhamia në jetën e besimtarëve e posaçërisht ai u ndal të roli që ka xhamia në edukimin dhe ngritjen shpirtërore të besimtare të këtij fshati. Kryeimami Bajgora tha sot  po nisim xhaminë në fshatin Binçë, fshat ky që njihet për tolerancën e mirëkuptim e bashkëjetesë të feve, gjë që do të kultivohet e forcohet edhe më tej pas ndërtimit të xhamisë.
Në këtë solemnitet përshëndeti e uroi edhe famullitari, Don Aleksander Kolaj si dhe përfaqësuesi i  komunës dhe ai nga KBI e Vitisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…