Në mënyrë solemne, më 5 dhjetor 2013 në prani të strukturave më të larta të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), KBI të Ferizajt, përfaqësues të donatorit, hoxhallarëve, e shumë xhematlinjëve, Myftiu i Republikës se Kosovës, Mr. Naim ef Tërnava, nën leximin e tekbireve dhe ajeteve Kur’anore preu shiritin e inaugurimit të xhamisë së re në qytetit e Ferizaj (prapa kompleksin tregtar  “Eli Ab”).

Kjo xhami është ndërtuar në truallin që Axha Habib (Spanaqi) ia dhuroi KBI-së së  Ferizajt për ngritjen e kësaj xhamie. Myftiu Tërnava duke uruar xhematin për këtë xhami të bukur dhe luti Allahun që dhuruesit të këtij trualli, axhës Habin t’ia ndërtoj një pallat në xhenet për këtë vepër vakëfnore. Poashtu falënderoi donatorin e këtij projekti dhe atyre   që kanë siguruar donacionin e ndërtimit të kësaj xhamie dhe shumë xhamive tjera që janë ndërtuar në Kosovë.

“Me ndërtimin e këtyre xhamive ne jemi duke prodhuar paqe, dashuri, respekt me njëri tjetrin dhe respekt me besimet tjera. Askush nga nuk kontribuon të prodhoj ndasi, urrejtje,vëllavrasje, ekstremizëm,terrorizëm, fundamentalizëm etj. Feja jonë islame na mëson që njerëzit të jetojnë në marrëdhënie të mira me njeri tjetrin dhe të kenë respekt reciprok. Islami asgjë nuk ka të përbashkët me këto që po i mëveshët islamit si fe nga njerëz të cilët nuk e njohin islamin. BIK-së është e fortë, e organizuar sepse ka xhematin e mirë dhe të organizuar. Ne nëpërmjet shtimit të numrit të xhamive që unë kurrë nuk do të jem i qetë që nëse brenda këtij mandati tim nuk arrijmë që Kosova t’i ketë 1000 xhami dhe kështu do të zbutet shumë nevoja për ndërtimin e shumë xhamive të tjera. Këtu është edhe qëllimi im. Dhe inshalla brenda këtyre pesë viteve do të ndërtojmë edhe 200 xhamia të reja.

Allahu në Kur’an thotë: Xhamitë janë të Allahut dhe askush nuk meriton të adhurohet në xhami përpos Allahut. Poashtu në një ajet tjetër thotë: E drejtë ekskluzive e ndërtimit të xhamive janë ata që e besojnë Allahun Një, dhe në ditën kur do të dalin para Tij për ta dhanë llogarinë përfundimtare”, tha myftiu Tërnava.Ai më pas tha se xhemati jonë ka filluar të kuptojë rëndësinë e Vakfit dhe kemi raste kur njerëz, besimtarët të mirë lënë vakf shtëpia, lokale, banesa, tokë edhe shumë tjera dhe e din se hajatet vazhdojnë t’i shkojnë edhe pas vdekjes, dhe kërkoi nga xhemati që të përkujdesen për  këtë xhami dhe ta zbukuron me pjesëmarrje në kryerjen e namazeve dhe aktiviteteve që bëhen në këtë xhami.Një fjalë  përshëndetëse mbajti edhe përfaqësuesi i donatorit  dhe tha se ky projekt  ka kushtuar  201 mijë euro.  “Kjo xhami është mbështetur edhe nga Kryesia e BIK, dhe falënderoj edhe Habibin që dhuroi këtë truall për këtë xhami. KBI e Ferizajt në fund të këtij manifestimi ndau disa mirënjohje në shenjë kontributi dhe respekti për ata që ndihmuan në finalizimin e kësaj xhamie.{gallery}frzjxhmre{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…