(Sesion shkencor, Akademi përkujtimore e film dokumentar)

Të shtunën më 7 dhjetor 2013, Kryesia e Bashkësisë Islame  të Kosovës me një sërë aktivitetesh kujtoj jetën dhe veprën e myderrizit të dhe ish – kryetarit të parë të Kryesisë së Bashkësisë Islame në Kosovës Hfz. Bajram Agani.

 

 Fillimisht, në selinë e Kryesisë së BIK, u mbajt sesioni shkencor “Hfz. Bajram Agani, Jeta dhe vepra (1898-1962)”.

Në hapje të sesionit qenë të pranishëm personalitete të njohura nga fusha e shkencës, kulturës e fesë, pastaj studentë, familjarë si dhe ish-nxënës të Hfz. Bajram Aganit.

Sesioni nisi punën me ashere nga Vedat Sahiti, ndërsa hapjen e  bëri sekretari i Kryesisë së BI dhe koordinatori i sesionit, Resul ef. Rexhepi.

 Kryereferatin kushtuar jetës dhe veprës së Hfz. Bajram Aganit e mbajti Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava . “Që në fillim më duhet të theksoj faktin se Hafiz Bajram ef. Agani është një ndër figurat më të shquar në historinë e re të Kosovës në përgjithësi dhe të Bashkësisë Islame dhe institucioneve të saj në veçanti. Hafiz Bajram Efendiu me punën, angazhimin dhe kontributin e tij, fillimisht duke qenë talebe i ulemave të shquar, e më pastaj imam nëpër shumë xhami e lokalitet të ndryshme, vizionar e udhëheqës, e mbi të gjitha, nismëtarë i institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës, pas Luftës së Dytë Botore, kur Kosova mbeti nën federatën artificiale të ish-Jugosllavisë dhe kështu u shkëput nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”-tha në fillim të fjalës së tij Myftiu Tërnava.

Më tutje myftiu veçoi: “Ishte urtësia, vizioni e largpamësia e Hafiz Bajram ef. Aganit në veçanti dhe e ulemave të tjerë në përgjithësi që të rithemelonin Bashkësinë Islame të Kosovës në këto ditë të vështira për Kosovën dhe shqiptarët.

Organizimi i Bashkësisë Islame të Kosovës qe një mision i vështirë, ngase pushteti jugosllavë nuk mund ta harronte dhe ta falte aq kollaj kontributin e ulemasë shqiptare për mëvetësinë e shqiptarëve dhe realizmin e të drejtave të tyre si të gjithë popujt e përparuar.

Si reaksion ndaj kësaj veprimtarie, pushteti jugosllav filloi një fushatë të egër kundër Bashkësisë Islame të Kosovës, kundër prijësve fetar, mbylli të gjitha medresetë me traditë qindravjeçare, arrestoi e burgosi shumë imamë e hoxhallarë, kurse pronën dhe vakëfet e Bashkësisë Islame të Kosovës e uzurpoi, e konfiskoi dhe e tjetërsoi”. 

“Prandaj, për shkak të këtyre rrethanave ulemaja e Kosovës u mblodhën që të riorganizoheshin, të merrnin vendime të mençura e të matura, të tregoheshin vizionarë e largpamës.

Në mesin e tyre padyshim u shqua edhe Hafiz Bajram efendi Agani, të cilit për dallim nga myderrizët e tjerë të dalluar, iu nda hisja nga amaneti i madh Hyjnor që t’ju printe myslimanëve të Kosovës dhe të vihej për më shumë se një dekadë në krye të institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Hafiz Bajram ef. Agani këtë amanet e përmbushi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kështu denjësisht dhe me shumë meritë u bë pjesë e radhëve të gjata të atyre ulemave tonë që bënë shumë për vendin e tyre”-tha veç të tjerash myftiu Tërnava në fjalën hyrëse.(Fjalën e myftiut do e japim të plotë).

Në emër të familjes në hapje të sesion përshëndeti e falënderoj nipi i Hfz. Bajramit, dr. Ferid Agani-Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq 14 studiues me kontributet e tyre ndriçuan segmente nga jeta  e Hfz. Bajram Aganit,  Mr. Nuridin AHMETI  u paraqit me kumtesën “Të dhëna mbi veprimtarinë atdhetare të Mulla Abdylgani Kojës – alias Mulla Agan Kojës”, ku solli të dhënë për veprimtarinë e të parëve të hfz. Bajrami, ndërsa studiuesi nga Shkupi, Mr. Qerim LITA me kumtesën “Rrymat brenda Ulema Mexhlisit të Shkupit 1930-1941 dhe pozicionimi i Hfz. Bajram ef. Aganit”, vuri në pah orientimin kombëtar të Hfz. Bajram Aganin gjatë viteve 30-40 të shekullit XX.

Në pas studiuesit e fushave të ndryshme vunë në pah kontributin e Hfz. Bajram Aganit në fusha e disiplina të ndryshme, Ramadan SHKODRA “Hfz. Bajram ef. Aganit – nismëtar dhe projektues i riorganizimit të BI-së në  Kosovës pas Luftës së II Botërore (1947-1951)”,  Haki KASUMI “Kontributi i Hfz. Bajram f. Aganit në rindërtimin institucional të Bashkësisë Islame të Kosovës (1945-1959)”,  Sadik MEHMETI “Kontributi i Hfz. Bajram ef. Aganit në themelimin e Bibliotekës Qendrore të Vakëfit (1951-1959)”,  Fahrush REXHEPI “Hfz. Bajram ef. Agani – hoxhë,alim dhe intelektual i shquar”, Qemajl MORINA” Kontributi i Hfz. Bajram ef. Aganit në fushën e islamologjisë”, Hajrullah HOXHA “Kontributi i Hfz. Bajram ef. Aganit në fushën e arsimit dhe shtypit fetarë”,  Feti MEHDIU “Hfz. Bajram Agani gjurmëlënës në historinë islame të Kosovës”, Resul REXHEPI “Vështrim disa fetvave të Hfz. Bajram ef. Aganit nga fusha e feraizit”, Hysen MATOSHI “Veçori të ligjërimit të Hfz. Bajram ef. Aganit”, Sabri BAJGORA “Metodologjia e ligjërimit të Hfz. Bajram Aganit”,  Kasim GËRGURI “Komentimi i veprës “Bedu ‘l-Emal» nga Hfz. Bajram ef. Agani”, Ahmet SADRIU “Prania e Hfz. Bajram Aganit në literaturën islame”

Nga punimet e sesionit doli se Hfz. Bajram Agani ishte një ndër personalitetet më të spikatura të shekullit të shkuar, si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në rrafshin fetar. Hfz. Bajrami u portretizua si strateg e udhëheqës i dalluar, si intelektual e arsimdashës i flakët, si atdhetar e institucionalit i përkushtuar e si nismëtarë i fjalës së shkuar islame tek ne.

 Akademi në FSI
Ndërsa, në mbrëmje në amfiteatrin e Fakultetit të Studimeve Islame u mbajt Akademi përkujtimore ku qenë të pranishëm përfaqësues më të larët të BIK, familjarë pastaj përfaqësues nga Këshillat e BI, FSI, Medreseja e shumë të ftuar të tjerë. Fillimisht, akademinë e përshëndeti Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava,  pastaj dekani i FSI-së, Prof. dr. Qazim Qazimi dhe përfaqësuesi i familjes Agani – i biri i Hfz. Bajrami, Amir Agani . Pas fjalëve përshëndetëse për të pranishmit u shfaq dokumentari kushtuar Hfz. Bajram Aganit.{gallery}agani{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…