Prishtinë, 10 nëntor 2014
Myftiu i Kosovës, Naim ef.  Tërnava udhëtoi sot për në Romë, ku do të marrë  pjesë në Forumin e tretë të dialogut  ndërfetar Katoliko -Mysliman, i cili do të mbahet në Vatikan nga 11-13 nëntor 2014.

Në këtë forum të dialogut e komunikimit ndërfetar është paraparë që të bashkëbisedojnë 12 personalitete të njohura të dy feve, katolike e myslimane, të cilët për temë bosht  kanë vendosur, “Të punojmë së bashku për tu shërbyer të tjerëve”, ku në seanca të ndara do të diskutohen këto çështje :

I.  Të punojmë së bashku për  t’i shërbyer Rinisë; II. Të punojmë së bashku që t’i shërbejmë rritjes se dialogut ndërfetarë; III. Të punojmë së bashku  që t’i shërbejmë shoqërisë.

Takimi i pare i Forumit Katoliko -Mysliman është mbajtur në vitin 2008 në Vatikan, i dyti në Jordani me 2011 në vendin e Pagëzimit,  ndërsa ky është takimi i tretë i radhës.
Pjesëmarrësit e Forumit do të priten  edhe nga Papa Francesku.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…