Prishtinë, 2 nëntor 2019
Pas dreke ka vazhduar gara e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit, të cilat po mbahen nën patronatin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në amfiteatrin e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë.
Në rendin e pasditës është kategoria në 5 xhuza, ku do të garojnë 7 nxënës, kurse më pas është kategoria në lexim të bukur, ku do të paraqiten 11 nxënës.
Po në këtë vazhdë, drejtori i Medresesë “Alauddin” në Prishtinë mr.Jakup Çunaku në shenjë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi ka nderuar me mirënjohje përfaqësuesin nga Turqia Nazif Yilmaz – drejtor i përgjithshëm për arsimin fetar në Ministrinë e Arsimit.
Në këto gara po marrin pjesë medresetë nga këto shtete: Kosova, Shqipëria, Turqia, Bosnja, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria dhe Sanxhaku.
-
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua… -
Në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë u përurua xhamia e re
Prishtinë, më 28 shkurt 2025 Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar … -
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano
Prishtinë, më 27 shkurt 2025Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…