Vazhdojnë garat në mbamendje dhe bukurlexim të Kuranit ndërmjet nxënësve të medreseve të Ballkanit Prishtinë,2 nëntor Sot në ditën e dytë po zhvillohet gara e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit, të cilat po mbahen nën patronatin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në amfiteatrin e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë, Para se te fillojnë garat, anëtarët e komisionit në tri gjuhët mbajtën nga një fjalë këshilluese për garuesit dhe rregullat komunikuese me ta. Ata thanë: “Kemi ardhur nga vende të ndryshe dhe falenderojmë Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës që, nën patronatin e Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava, po mbahen këto gara, duke inkurajuar garuesit që me hifzin, dijen dhe leximin e tyre do të garojnë mes tyre, për suksese dhe shpresojmë që do të keni performancë të shkëlqyeshme.” Në këto gara po marrin pjesë medresetë nga këto shtete: Kosova, Shqipëria, Turqia, Bosnja, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria dhe Sanxhaku. [srizonfbalbum id=32] Janë gjithsej 40 garues nga tetë (8) vende të Ballkanit, që në në vazhdim do të testojnë memorizimin dhe leximin e bukur të tyre, përballë një komisioni profesional në përbërje:Hfz. Safet Hoxha – Kosovë, Hfz. Etem Alanka – Turqi, Abdullah Al-Muhib – Siri, Hfz. Aziz Alili – Kroaci dhe dr. Emjed Saadeh – Jordani.