Prishtinë, 2 nëntor 2019
 Pas dreke ka vazhduar gara e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit,   të cilat po mbahen nën  patronatin e kryetarit të Bashkësisë Islame të  Republikës së Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në amfiteatrin e  Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë.
 Në rendin e pasditës është  kategoria në 5 xhuza, ku do të garojnë  7  nxënës, kurse më pas është  kategoria në lexim të bukur, ku do të paraqiten 11 nxënës.
 Po në këtë vazhdë, drejtori i Medresesë “Alauddin” në Prishtinë mr.Jakup  Çunaku  në shenjë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi ka nderuar me mirënjohje  përfaqësuesin nga Turqia Nazif Yilmaz – drejtor i përgjithshëm për  arsimin fetar në Ministrinë e Arsimit.
 Në këto gara po marrin pjesë medresetë nga këto shtete: Kosova,  Shqipëria, Turqia, Bosnja, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria dhe Sanxhaku. 
- 
	
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua… - 
	
Në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë u përurua xhamia e re
Prishtinë, më 28 shkurt 2025 Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar … - 
	
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano
Prishtinë, më 27 shkurt 2025Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna… 
	            Shfaq më shumë në Lajme		        
	        
	    Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…
            