Prishtinë, 21 qershor 2021

Sot, në fshatin Dumnicë e Poshtme e Vushtrrisë është vënë gurthemeli për ndërtimin e xhamisë. Në këtë solemnitet morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kryetari i Këshillit të BI-së së Vushtrrisë, Shemsi ef. Rrahimi, anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Ejup ef. Haziri, si dhe banorë të fshatit.

“Është një ditë e veçantë jo vetëm për Dumnicën, por për komunën e Vushtrrisë, jo vetëm se po vihet gurthemeli për ndërtimin e kësaj xhamie, por vetëm pas luftës, në tërë komunën e Vushtrrisë janë ndërtuar mbi 30 xhami. E veçantë tjetër e kësaj xhamie është se donatori është vendor dhe po ndërtohet nga donacionet e qytetarëve tanë” – tha ndër tjerash kryetari i Këshillit të BI-së, Shemsi ef. Rrahimi.

Anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Ejup ef. Haziri, në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit e në veçanti familjen Fazliu për këtë donacion, duke kujtuar fjalët e Pejgamberit a.s., se ai që ndërton një xhami në këtë botë, Allahu do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhenet, duke lutur Allahun që për çdo lutje të bërë në këtë xhami, një pjesë e shpërblimit t’u takojë edhe familjarëve që po bëhen shkaktarë për ndërtimin e kësaj xhamie.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se: “Ishte nder i madh që sot bashkë me vëllezërit Fazliu, pronarët e kompanisë “Binni”, kryetarin e KBI-së, prof. Shemsi ef. Rrahimin, e prof. Ejup Hazirin nga Kryesia e BIK-ut, ta vendosim gurthemelin për xhaminë e fshatit Dumnicë.”

Këtë xhami do ta financojë ndërmarrja për prodhimin e mobileve dhe produkteve të tjera nga druri “Binni”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…