Prishtinë, 21 qershor 2021

Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pranuar një Letër falënderimi nga emirit i Kuvajtit, shkëlqesia e tij, Navaf al Ahmed al Jarrah al Sabah.

Këtë letër e përcjellë Sheikh Ali al Jarrah al Sabah, ministër i Çështjeve të Kabinetit të Emirit të Kuvajtit, ku në të përcillen urimet më të përzemërta për Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në këtë letër falënderim thuhet: “Kam kënaqësinë t’ju përcjellë falënderimet e shkëlqesisë së tij, emirit të vendit, Navaf al Ahmed al Jarrah al Sabah, për urimet Tuaja me rastin e Fitër Bajramit. Lusim Zotin e Plotfuqishëm ta kthejë këtë festë për të gjithë, me begati dhe mirësi të shumta, si dhe t’ju dhurojë shëndet të plotë”- thuhet mes tjerash në këtë Letër falënderim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim veprimtarin Selatin Novosella

Prishtinë, më 4 nëntor 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…