Prishtinë, më 16 shtator 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë sot në vënien e gurthemelit të xhamisë në fshatin Dobërdol të Podujevës.
Ai duke uruar banorët, falenderoi edhe donatorin për këtë gjest të madh dhe u shpreh tejet i lumtur që dita-ditës po ndërtohen xhami të reja, ku besimtarët  mund të kenë mundësi t’i kryejnë ibadetet ndaj Zotit.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, Mensur ef. Hoti, duke falënderuar donatorin uroi që iniciativa e tij për ndërtimin e kësaj xhamie të shërbej si shembull për të tjerët.

Krahas kësaj xhamie, në ndërtim e sipër janë edhe shumë xhami të tjera në gjithë vendin.
Bashkësia Islame e Kosovës është duke bërë përpjekje maksimale për ndërtimin e infrastrukturës për t’i përmbushur kërkesat e besimtarëve anekënd Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…