Prishtinë, 30 tetor 2018

 

Nën organizimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, me seli në Gjenevë të Zvicrës, dje ka filluar punimet konferenca me temën “Ligji humanitar ndërkombëtar dhe të drejtat islame në konfliktet e armatosura”.

Nga Kosova në këtë konferencë po merr pjesë këshilltari i Myftiut të Kosovës, z. Vedat Sahiti.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues dhe ekspertë nga më shumë se 23 shtete, si nga Evropa, Azia, Lindja e Mesme, Afrika dhe Amerika, të cilët do të diskutojnë për tema të ndryshme lidhur me të drejtën ndërkombëtare humanitare, si dhe të drejtën islame në konfliktet e armatosura, e po ashtu edhe për rolin e liderëve fetarë në zgjidhjen e këtyre konflikteve.

Rëndësia e kësaj punëtorie shtohet edhe më, kur kemi parasysh faktin se në botën islame kemi shumë vatra të luftës dhe konflikte, në të cilat kanë humbur jetën njerëz të pafajshëm, sidomos gra dhe fëmijë.

Konferenca ka filluar punimet dje, ndërsa sot i përfundon ato.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…