Prishtinë, 29 tetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava mori pjesë në pritjen solemne, e cila u organizua nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë, me rastin e 95 vjetorit të Ditës së Republikës së Turqisë.

Në këtë solemnitet morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, si kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zv/kryeministri Enver Hoxhaj, ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni, deputetë të partive politike, përfaqësues të misioneve diplomatike në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve turke në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, znj. Kivilicim Kiliç, në fjalën e saj, mes tjerash tha se forca kryesore për themelimin e Republikës sonë ishte uniteti, integriteti dhe solidariteti i kombit tonë. “Republika e Turqisë sot është bërë një burim shprese për të gjitha komunitetet dhe për të gjithë ata të cilët janë në situata të vështira në rajonin tonë dhe në të gjithë botën. Kombi ynë ka ruajtur pozicionin e tij të drejtë kundër sprovave të sotme me të njëjtin unitet dhe integritet”, tha ndër të tjerash ambasadorja Kiliç.

Myftiu Tërnava uroi ambasadoren Kiliç, si dhe popullin vëlla turk për këtë përvjetor, duke lutur Zotin që marrëdhëniet me Turqinë të vazhdojnë edhe më tej në të mirë të përbashkët për të gjithë.

Me këtë rast, para të pranishmëve u lexua edhe mesazhi i dërguar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, me rastin e Ditës së Republikës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…