Besimtarë të nderuar!

Muaji Shaban, në të cilin sapo kemi hyrë, është një muaj të cilin ne besimtarët padrejtësisht e nënvlerësojmë. Përkundër rëndësisë që ka, nuk jemi të vëmendshëm karshi tij. Këtë e ka .صلى الله عليه وسلم përmendur edhe Pejgamberi ynë, Muhammedi

Usame b. Zejdi r.a., transmeton ta ketë pyetur Pejgamberin صلى الله عليه وسلم për sekretin e agjërimit në këtë muaj, respektivisht pse agjëronte vullnetarisht më shumë se në muaj tjerë, për çka ai i kishte dhënë këtë përgjigje:

“…Ai është një muaj, në mes rexhebit dhe ramazanit, karshi të cilit njerëzit janë të pavëmendshëm; në të ngritën veprat tek Zoti i botëve andaj unë kam dëshirë që vepra ime të ngritët vepra ime duke qenë unë agjërueshëm.”1

Xhematlinj të nderuar!

Siç mund ta mësojmë nga ky hadith, ky muaj qenkësh muaji i ngritjes vjetore të veprave tona tek Allahu xh.sh., andaj edhe gjendja jonë në këtë muaj duhet të jetë gjendje adhuruese, duhet të jemi të përulur e të kërkojmë sa më shumë falje, në mënyrë që veprat tona të mira të pranohen ndërsa gabimet e mëkatet të na falen. Kështu përshkruhen në Kur’an besimtarët e sinqertë.

َِّ ُْ َ َ َّ ُ ِ َُّ ِ ٰ هِ ِ َ َََُ َََُُْْْ

“Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.” [Mu’minunë: 60]

Pra, besimtarët japin zekatin dhe kryejnë obligimet tjera, por, prapëseprapë kanë frikë mospranimin eventual. Aliu r.a., thoshte: Interesohuni më shumë për pranimin e veprës sesa për kryerjen e saj, a nuk keni dëgjuar Allahun e Madhëruar të ketë thënë:

“…Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve.” [Maide: 27] Kështu, këto ditë duhet të jenë ditë të preokupimit me fatin e veprave tona.

Vëllezër myslimanë!

Nëse duam të na pranohen veprat tona, ka një rrugë të shkurtër, të cilën na e ka mësuar .صلى الله عليه وسلم Pejgamberi ynë, Muhammedi

Allahu, në natën e mesit të muajit sha’ban, shikon krijesat e Tij dhe ua falë mëkatet të gjithëve, përveç atij që ka bërë kufër (pabesim) dhe atij që ka bërë armiqësi.” 2

Pra, për të pasur vepra të pranuara tek Allahu xh.sh., duhet pastruar fillimisht besimin, që është bazë e çdo gjëje, dhe më pas duhet korrigjuar raportet me të tjerët. Kështu, në të vërtetë, manifestohet feja në tërësi: raport korrekt me Allahun duke e besuar pastër, siç kërkon, dhe raport korrekt me njerëzit, duke i trajtuar sipas moralit të lartë.

Ndryshe, nëse dështon ndërtimi i këtyre raporteve, atëherë veprat refuzohen. Allahu xh.sh., në Kur’an thotë:

S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” [Nisa: 48]

Pra, kush nuk e beson Allahun xh.sh., nuk falet.
Po kështu, kush ka raporte të këqija me të tjerët, duhet të nxitojë e t’i përmirësojë ato, ndryshe,

veprat, siç na ka mësuar Pejgamberi صلى الله عليه وسلم, i mbesin pezull. Në hadith qëndron:

Dyert e Xhennetit hapen çdo të hënë dhe të enjte dhe i falen mëkatet çdokujt që nuk i ka bërë Zotit shirk me përjashtim të njeriu që ka hasmëri me ndonjë vëlla për të cilët thuhet: prisni këta derisa të pajtohen, prisni këta derisa të pajtohen, prisni këta derisa të pajtohen!”3

Vëllezër të nderuar!

Nëse duam që veprat tona të jenë të pranuara, të nxitojmë me rishikimin e raporteve tona me Allahun xh.sh., duke u penduar nga çfarëdo mëkati që kemi bërë, dhe duke korrigjuar raportet tona me të tjerët, respektivisht duke u pajtuar me ata që kemi hasmëri, duke zhdëmtuar ata që i kemi dëmtuar, duke ua kërkuar hallallëkun dhe duke u lutur për ta.

Duke vepruar kështu, kalojmë një test të ahiretit duke qenë ende në këtë botë!

Allahu na e pastroftë besimin, na forcoftë në Rrugën e Tij dhe na bëftë vëllezër të sinqertë me njëri-tjetrin!

Shfaq më shumë në Hytbe

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit

Vëllezër dhe motra,Të dashur qytetarë!Sot është dita e parë e Kurban Bajramit. Në këtë mën…