Prishtinë, 29 tetor 2018
Me rastin e zgjedhjes së Myftiut Naim Tërnava në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Reisul Ulema i BFI-së ka dërguar një telegram urimi për Myftiun Tërnava.
“Ndjejmë kënaqësi të veçantë që organet përkatëse të BIK-ut, që përfaqësojnë të gjithë myslimanët e Republikës së Kosovës kanë vlerësuar angazhimin tuaj të deritanishëm në krye të këtij institucioni duke ua besuar edhe mandatin e radhës, i cili gjithsesi që është rezultat i sukseseve tuaja në zhvillimin e jetës fetaro-islame në Republikën e Kosovës”, thuhet në urimin e Reisul Ulemas së BFI-së.
Krejt në fund, Reisul Ulema, luti Zotin Fuqiplotë që Myftiut Tërnava t’i japë shëndet dhe t’i ndihmojë në rrugën e hairit, drejt sukseseve të reja.