Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, të përgëzoj e të uroj z. Talat Xhaferi, me rastin e zgjedhjes si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i uruar suksese e mbarësi për mandatin që sot e mori nga kuvendarët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
Zgjedhja e z. Xhaferit në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përveç që është një moment historik për shqiptarët në viset e Maqedonisë, s’ka dyshim se paraqet premisa për qasje të re në rajonin tonë, ku dëshmohet që komunitetet e etnitë në këtë nënqiell, mund të jetojnë në paqe e mirëbesim, si dhe dëshmon se mund të ngrenë institucione të përgjegjshme, që promovojnë vlerat e bashkëjetesës, respektit e harmonisë në rajonin tonë.
Jam i bindur se zgjedhja e z. Xhaferit për të udhëhequr Qeverinë e Maqedonisë, do ta dëshmoj katërçipërisht orientimin e popujve tanë në rrugën e tyre drejt integrimeve në BE, si dhe për përcaktimin e tyre për shoqëri të lira e demokratike.
Zoti të ndihmoftë vëlla Talat!
Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava