Prishtinë, më 25 janar 2024

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef.Sahiti, priti sot në takim koordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë (TIKA), znj. Fulya Aslan.

Kryeimami Sahiti e falënderoi znj. Fulya Aslan për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka TIKA me Bashkësinë Islame të Kosovës në realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme për Bashkësinë Islame, sidomos në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë, duke restauruar disa objekte të trashëgimisë fetare islame në vend.

Nga ana e saj, znj. Fulya Aslan, falënderoi kryeimamin Sahiti për pritjen dhe për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm që kanë pasur, duke pohuar kështu se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Agjencia TIKA përgjatë viteve të fundit ka restauruar disa objekte të rëndësishme të trashëgimisë fetare islame në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim presidentin e Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, dr. Ali Rashid al Nuaimi

Prishtinë, më 23 janar 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…