28 Nëntori është dita që bashkon të gjithë shqiptarët anembanë botës. Ditë e festë, e cila shqiptarët i bënë të ndihen si një trup, duke kujtuar veprën, kontributin, angazhimin e sakrificën e etërve të kombit e të shtetit.
Po ashtu, çdo 28 nëntor, me respekt e dinjitet, kujtojmë ideologët, heronjtë, martirët e aktivistët e çështjes kombëtare ndër vite e shekuj.
28 nëntori i vitit 1912 shënoi momentin e mëvetësisë, fillimin e shtetësisë dhe identitetin e Shqipërisë së lirë.

Gëzuar shqiptarë kudo që jeni, mbarësi, unitet e harmoni!

Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Hytbe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, më 14 shkurt 2025 Me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës…