Sikur është bërë traditë tashmë, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, me rastin e festës së Fitër-Bajramit, nga ora 9-12, në selinë e Kryesisë së BIK-së organizoi pritje urimi. Për ta uruar Myftiun Tërnava për festën e Bajramit, selinë e BIK-së e vizituan përfaqësues të Pushtetit e të Qeverisë, të Përfaqësive diplomatike në Kosovë, të KFOR it , dhe të partive të ndryshme e të institucionesh shkencore, fetare e kulturore publike dhe individë nga qendrat e Kosovës dhe nga Jashtë.
{jathumbnail}
Nga institucionet:
Presidentja e Kosovës – Atifete Jahjaga, Kryetari i Kuvendit të Kosovës-Dr. Jakup Krasniqi, zëvendëskryeministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga ministri i shëndetësisë- Ferid Agani; nga Ipeshkvia e Kosovës – Don Lush Gjergji e Don Shan Zefi;
Nga zyrat diplomatike:
Një delegacion nga Ambasada i Britanisë së Madhe në Prishtinë.
Nga partitë politike:
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë, një delegacion nga Lëvizja “Vetëvendosja”, i prirë nga Shpend Ahmeti, një delegacion i AAK-së, i prirë nga Ahmet Isufi; kryetari i LDD-së, akad. Nexhat Daci, një delegacion i PSD, i prirë nga Kacusha Jashari , një delegacion nga Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës, një delegacion nga Aleanca Kosovare e Biznesit si dhe shumë personalitete të tjera të jetës politike, kulturore e fetare të Kosovës.