Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, organizuar nga Kryesia e BIK -së, ditën e parë të  festës nga ora 18 deri në ora 23, në sheshin kryesor të Prishtinës u organizua programi “Baj-Fest, Fëmijët festojnë Bajramin”, në të cilin iu mundësua fëmijëve të kryeqytetit tonë argëtim, lojëra, kuize dhe përformanca të ndryshme.

Po për fëmijët organizatori ndau edhe dhurata, lodra të ndryshme, broshura e CD me tematikë për fëmijë, si dhe pije e ëmbëlsira të dhuruara nga “Ma Belle” dhe “Jaffa Champion”.
Programin “Baj-Fest, Fëmijët festojnë Bajramin” e vizitoi edhe vet Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i cili përshëndeti e uroj fëmijët që të festojnë të gëzuar e të lumtur.
Gjatë vizitës që u  bëri fëmijëve në sheshin kryesor të Prishtinës, Myftiu Tërnava bashkëbisedoj me disa fëmijë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e sektorit evropian të shoqatës “Rahma International” të Kuvajtit

Prishtinë, më 21 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…