Prishtinë, 25 shkurt 2018
Umrexhitë të cilët ishin nisur për në vendet e shenjta më datë 15.02.2018, sot u kthyen në Kosovë shëndosh e mirë. Ata, për dhjetë ditë sa qëndruan në vende të shenjta, së pari vizituan Medinën e Pejgamberit a.s., ku qëndruan 4 ditë rresht, vazhduan më pas drejt Bejtullahut në Mekën e Bekuar dhe kryen Umren. Gjashtë ditë qëndruan në Mekë, ku patën mundësi të kryenin katër umre dhe vizitat në vendet e shenjta, si në Arafat, Mina e Muzdelife etj.

Zoti ua pranoftë Umren dhe lutjet!

Udhëheqës grupi në organizimin e dytë të umres nga BIRK-u ishte mr. Fitim Gashi nga Drejtoria e Haxhit. Kryesia e BIRK-ut do të organizojë edhe umre të tjera së shpejti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ministrin e Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite, dr. Taufik bin Fauzan al Rabiah

Prishtinë, më 29 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…