Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” ndihmoi Institutin Special të Shtimes Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 28 shkurt 2018 Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti”, që është pjesë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në koordinim me degën e saj në Prishtinë dhe me donatorët bamirës; dhuroi për Institutin Special të Shtimes 70 çarçafë dhe 65 nënkresa (jastëkë) për 65 rezidentë të këtij instituti. Drejtori i këtij Instituti u shpreh shumë falënderues për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë. Bereqeti ka vite që e përkrah pa ndërprerje këtë institut, me veshje, me atrikuj ushqimorë dhe me mjete të tjera të nevojshme. Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” gjithnjë është në shërbim të nevojave të popullatës.