Prishtinë, 2 mars 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef Tërnava, sot priti në një takim kryeimamin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Ulqinit, Ali ef. Bardhi, i cili shoqërohej nga kryetari i Këshillit, z.Gazmend Dollaku edhe nga imamë të qytetit dhe rrethinës së Ulqinit.
Myftiu Tërnava pasi iu dëshiroi mirëseardhje njoftoi mysafirët me të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet BIK dhe organizimin e jetës fetare në Kosovë. “Ne vazhdimisht kemi pasur marrëdhënie shumë të mira me BI e Malit të Zi në përgjithësi dhe në veçanti KBI e Ulqinit dhe ne jemi të interesuar që edhe më të thellohet ky bashkëpunim mes dy institucioneve tona në të mirë të popullit tonë”- shtoi Tërnava.
Ai gjithashtu theksoi gatishmërinë e BI të Kosovës që organizoi seminare, ligjërata dhe aktivitete të ndryshme fetare që e ndihmon KBI e Ulqinit si dhe të shikohen mundësitë e pengimit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Ulqini dhe vendet në të cilat jetojnë ata.
Kryeimami Ali ef. Bardhi falënderoi myftiun Tërnava për pritjen dhe tha se kjo vizitë e ka një domethënie dhe rëndësi të veçantë, sepse përveç takimeve, njohjes me arritjet dhe sfidat, s’ka dyshim se hap horizonte të reja bashkëpunimit konkret e që për ne janë tepër të rëndësishme”, tha Ali ef. Bardhi.
Më pas kryeimami e njoftoi myftiun Tërnava me aktivitetet që ka zhvilluar Këshilli i BI të Ulqinit duke theksuar se punët në ndërtimin e godinës për medresenë e vajzave në Ulqin, për të cilën mendohet që shtatori e këtij viti të jetë përurues dhe theksoi se kemi nevojë për bashkëpunim, e sidomos për mbështetje nga Bashkësia Islame e Kosovës”, tha ai.
Nga ana e tij Myftiu Tërnava potencoi se çdo e arritur e juaj na gëzon, dhe e konsiderojmë të arritur të përbashkët, dhe ne do e mbështesim pa asnjë rezervë. Ndërsa, për çdo sfidë ju do keni përkrahjen dhe mbështetjen tonë.
Ne kemi për obligim që të mbështesim njëri-tjetrin. BIK-u ka potencialet e duhura që të mbështesë Këshillin e BI-së të Ulqinit me literaturë, për nevoja të nxënësve të medresesë në Podgoricë, si dhe me literaturë të ndryshme qe e boton Kryesia e BIK-së,duke përfshirë edhe botimet periodike që do të jenë në dobi të besimtarëve. Do t’ju mbështesim në përgatitjen dhe shkollimin e kuadrit nga kjo anë, si dhe do të shtojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat ku ju e shihni të arsyeshme që ne mund të ndihmojmë”, tha, ndër të tjera, myftiu Tërnava.