Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale sot nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë e Regjistrimit Civil, Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Bashkësinë Islame të Kosovës, për shkëmbimin e informacioneve për rastet e konfirmuara të vdekjeve të qytetarëve të përkatësisë fetare islame të Republikës së Kosovës.

Palët u dakorduan që informatat e pranuara nga BIK-u, për rastet e evidentuara të vdekjeve të kalojnë në Agjencinë e Regjistrimit Civil, dhe ARC të njëjtat t’ia përcjellë Ministrisë Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Për  mbarëvajtjen e kësaj marrëveshje, palët po ashtu u pajtuan që procesi i identifikimit dhe shkëmbimit të informatave të monitorohet nga ARC-ja, së paku dy herë brenda vitit.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndërmarrë këtë veprim për të evituar keqpërdorimet e shumta  me listat e të vdekurve, përfitues të skemave pensionale,  të raportuara  në të kaluarën.

Së shpejti, marrëveshje të ngjashme MPMS do të nënshkruajë me Ipeshkvinë Katolike të Kosovës, Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë si dhe me bashkësitë tjera fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…