Prishtinë, 3 maj 2016
Të nderuar qytetarë!
Pranimi i Kosovës sot  në UEFA është një ngjarje e rëndësishme për shtetin tonë e posaçërisht për të ardhmen  e futbollit kosovar.  Tani e tutje, ekipet tona si dhe përfaqësuesja jonë në  futboll do të jenë anëtarë të barabartë  në familjen e futbollit evropian, ku do të prezantojnë në mënyrën më të mirë vlerat e popullit dhe shtetit tonë.

Sot, përgëzoj, gjithë sportistët, klubet sportive,  përfaqësuesen, tifozët, federatën e futbollit të Kosovës dhe gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të rëndësishëm për sportin tonë.
Një falënderim të posaçëm kam për të gjithë miqt tanë që votuan, lobuan dhe ishin  përkrah Kosovës në Kongresin e UEFAS-së. .
Zoti ju ndihmoftë, fat, mbarësi e suksese!

Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…