Prishtinë, 2 qershor 2019
Organizuar nga Fakulteti i Studimeve Islame në koordinim me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në ambientet e FSI-së, ubë promovimi i librit “Studime kontrastive ndërmjet arabishtes dhe shqipes në fushën e fonologjisë” të autorit të ndjerë mr. Qemajl Morina. Në këtë eveniment morën pjesëMyftiu Naim ef. Tërnava, përfaqësuesi iKishës Katolike Don Lush Gjergji, drejtori i Medresesë „Alaudin“ Jakup Çunaku, studiues, profesorë, përfaqësues të jetës politike, kulturore dhe dashamirë të librit
Mirëseardhje mysafirëve u dëshiroi dekani i FSI-së prof. dr. Fahrush Rexhepi, i cili theksoi se promovimi i këtij libri ka një rëndësi të veçantë dhe fakti që po promovohet në muajin e bekuar të Ramazanit i jep kuptim dhe vlerë edhe më shumë kësaj vepre, por edhe autorit, sepse në ditët e fundit të këtij muaji kanë filluar të zbresin ajetet e para të Kuranit e të cilat urdhërojn për lexim, studim dhe për dije, madje edhe për shpjegim për fjalën si fuqi kryesore. Ky libër si temë kryesore ka analizën kontrastive ndërmjet arabishtes dhe shqipes në fushën e fonologjisë.
Me fjalë rasti u paraqit edhe Myftiu Tërnava, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, vlerësoilart punën dhe aktivitetin që ka bërë profesori tashmë i ndjerë Qemajl Morina, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në publicistikën islame jo vetëm në Kosovë. Ai më pas tha se prof. Qemajl Morina shumë e ka dashur librin, BIRK-u është duke i grumbulluar të gjitha shkrimet e tij dhe do t‘ibotojë në një përmbledhje të veçantë, ku studentët tanë dhe studiuesit në hapësirat shqiptare, por edhe më gjerë, do të mësojnë për kontributin e tij. Myftiu tha që duhet të jemi krenarë që patëm një shok të tillë dheluti Zotin që ta shpërblejë me të mirat e Tij.
Edhe përfaqësuesi i kishës katolike Don Lush Gjergji çmoi kontributin dhe bashkëpunimin shumë të ngushtë që ka pasur me prof. Qemajlin dhe luti Zotin që ta shpërblejë për këtë vepër shkencore.
Panelistët ishin prof. dr.Isa Memishi dhe prof dr. Ardian Muhaj, të cilët referuan mbi këtë vepër. “Ky është studim i më i shpjeguar në nivelin kombëtar dhe do të jetë doracak i pakapërcyeshëm i fonetikës dhe fonologjisë në institucionet arsimore ku mësohet gjuha arabe. Ky studim krahasues mes arabishtes dhe shqipes le të jetë shembull se si duhet të vazhdohet me studime në fushat e tjeragjuhësore, si fonetikë, sintaksë etj. Në këtë studim është hulumtuar struktura fonetike në gjuhën arabe dhe në gjuhën shqipe në nivel të gjuhës letrare. Hulumtimi përfshinstudimin fonetik në nivel të njësive (bashkëtingëlloreve dhe zanoreve), njësitëfragmentare (rrokjet, theksin dhe intonacionin”, – tha referuesi i parë prof. dr.Isa Memishi.
Referuesi tjetër prof dr. Ardian Muhaj mes të tjerash, duke vlerësuar punën e prof. Qemajl Morinës në këtë vepër, propozoi që ky libër të jetë pjesë ë të gjitha kurrikulave mësimoretë të gjitha institucioneve arsimore që kanë departamentet e fakulteteve islame shqiptare dhe dhe ato orientale. ”Përveç aspektit të bashkësisë dhe particitetit mendojmë se një vlerë tjetër themelore e këtij studimi është profesionalizmi shkencorme të cilin autori e ka ndërtuar punimin e tij, trajtimi i thelluar teorik dhe praktik janë disa karakteristika të punës shkencore të autorit të cilat flasin qartë për cilësinë e studimit”,- vlerësoi ai.