Bereqeti shtroi iftar për personat në nevojë e raste sociale Prishtinë, 1 qershor 2019Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” ka organizuar iftarin tradicional dedikuar për personat në nevojë. Xheladin Fazliu nga shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” tha se vërtet është kënaqësi të bësh iftar me shtresa të ndryshme të shoqërisë.Iftari u shtrua në sheshin Adem Jashari në Prishtinë dhe morën pjesë mbi 500 veta.