Prishtinë, më 3 tetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame të Shtimes dhe besimtarë të shumtë përuruan objektin e ri te Xhamia e Re në Shtime.

Përveç përurimit të objektit të ri, në xhaminë e re të këtij qyteti me anë të një manifestimi kulturor u shënua Muaji i Mevludit, i cili u pasurua me ligjëratë, ilahi dhe lexim të Kuranit.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Ternava mbajti ligjëratë kushtuar porosive të Pejgamberit a.s.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Shtimes, Skender Baftiu, tha se porositë e Pejgamberit a.s. duhet të ndiqen për shkak se ai është shembulli më i mirë.

Për nder të muajit të Mevludit manifestime të tilla kulturore po mbahen gjithandej Kosovës, të cilat kanë për qëllim njohjen me jetën dhe porositë e Pejgamberit a.s..

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…