Prishtinë, më 7 shkurt 2024

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, konkretisht Drejtoria për Veprimtari Botuese, po përgatit “Bibliotekën familjare”. Ky projekt do të përfshijë disa libra-doracakë tematikë për besimin dhe detyrimet kryesore të fesë islame.

Këta libra do të përmbajnë elementet bazë të Islamit, të cilat duhet t’i njoh dhe t’i praktikojë një familje myslimane. Gjatë ditës së sotme u mbajt një takim konstituiv me profesionistë të fushës së fjalës së shkruar.

Drejtori për Veprimtari Botuese në Kryesinë e BIK-ut, Ramadan Shkodra, tha se nëpër xhami janë vërejtur literaturë që nuk përkon me BIK-un.

“Prej punës në teren, prej vizitave nëpër xhami, nëpër objekte fetare janë vërejtur literatura të ndryshme, të cilat kanë telashe të ndryshme, duke filluar nga gjuha e përdorur dhe deri tek ato botime që nuk përkojnë me atë çfarë prezanton Bashkësia Islame e Kosovës”, tha ai.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, tha se biblioteka e tillë do t’i përmbajë elementet bazë të fesë islame.

“Me botimin e librave të tillë, përveç se po kryejmë një obligim tonin, ne edhe po ruajmë besimtarët tonë, po ruajmë në këtë formë edhe pjesën më të rëndësishme të shoqërisë, po ruajmë rininë tonë nga interpretimet e ndryshme të fesë islame”, tha Myftiu Tërnava.

Me realizimin e këtij projekti, pritet të shtohen edhe rreth 20 libra-doracakë tematikë, të cilat përmbajnë bazën e fesë islame.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…